Paraditën e sotme u konfirmua zyrtarisht largimi i mbrojtësit pogradecar Albi Alla nga Kukësi. Lajmi u konfirmua nga vetë lojtari nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale ku konfirmohej përfundimisht “divorci” me nënkampionët e Shqipërisë.
Vetëm pak minuta më parë kanë dalë detaje të reja lidhur me të ardhmen e 25-vjeçarit. Alla pritet të prezantohet pasditen e sotme te skuadra e Flamurtarit. Vetë Daja ka pohuar se skuadra vlonjate ka nevojë për një lojtar të këtij lloji.
Nisur nga fakti që pogradecari është lojtar i lirë pas pas largimit nga Kukësit, do të ketë ai mundësinë të zgjedhë. Ndërkohë që aludimet janë të shumta, pritet që 25-vjeçari që nga minuta në minutë të prezantohet te kuqezinjtë.