Mesfushori elbasanas Eri Lamçja njoftoi ditën e sotme ndërprerjen e marrëdhënieve me klubin kosovar të Vushtrisë. Mesfushori 25 vjeçar u largua pas gjysëm sezoni të zhvilluar tek Vushtria, pasi më parë aktivizohej në Shqipëri me ekipin e Bylisit.
Teksa kanë kaluar vetëm pak orë nga zyrtarizimi i largimit nga klubi i Vushtrisë burime për Newsport.al kanë bërë të ditur dhe ekipin e mundshëm të mesfushorit. Sipas burimeve të besueshme Newsport.al mëson se mesfushori elbasanas është shumë pranë kalimit tek klubi i Dinamos. Tashmë na mbetet të presim nëse transferimi do të finalizohet ose jo.
Më parë Lamçja është aktivizuar me skuadrat e Bylis, Dritës, Luftëtarit, Teutës dhe Elbasanit.