Florian Daci është lojtari më i ri i Llapit. Mbrojtësi që ishte pjesën e parë të sezonit me skuadrën e Kastriotit ka zgjedhur të vijojë aventurën në Superligën e Kosovës.
Lajmi është bërë me dije nga klubi kosovar që përmes një njoftimi në kanalin zyrtar bën me dije që qendërmbrojtësi kryeqytetas ka nënshkruar për 1 vit e gjysmë.
“Zyrtare: Florian Daci, nga sot pjesë e Llapit
Qendërmbrojtësi nga Tirana, nënshkruan për 1 vit e gjysmë me klubin
Podujevë, 8 janar 2020 – Florian Daci është futbollisti më i ri i Llapit. Daci në praninë e kryetrajnerit, Tahir Batatina ka nënshkruar kontratë me kohëzgjatje të 1 viti e gjysmë. Së fundmi, ai ishte pjesë e Kastriotit të Krujës.
Florian Daci, 28 vjeç, i lindur më 02.04.1991, qendërmbrojtës me përvojë të madhe. Vie nga Kastrioti i Krujës, teksa ka qenë edhe pjesë e Tomorit, Turbinës dhe në Kosovë pjesë e Lirisë.
MIRËSEVJEN FLORIAN DACI!”, shkruhej në kanalin zyrtar të Llapit.