Këadëo Asamoah u largua nga Interi në merkaton e verës. Mbrojtësi ganez qendroi për 2 sezone te skuadra zikalër dhe për momentin është pa ekip pasi nuk ka firmosur ende. Mediat italiane bëjnë me dije se Asamoah është pranë rikthimit në Serie A.
Udineze është skuadra që kërkon më shumë shërbimet e tij e në rast se do të arrihet akordi, kjo do të jetë një rikthim për 32-vjeçarin në Friuli.
Në vitin 2008, mbrojtësi mbërriti për herë të parë në Itali e fillimisht luajti për Udinezen e më pas kaloi te Juventusi dhe Interi. Në garë për të marrë shërbimet e tij është edhe Sampdoria dhe do të jetë një garë dyshe për të firmosur me Asamoah.