Para pak ditësh Dardan Çerkini është larguar nga Flamurtari, duke mbyllur kontratën me ekipin në mënyrë konsensuale. Sot, mesfushori i majtë është vënë në provë te një tjetër ekip i Superligës, por këtë herë në Kosovë.
Ekipi i Ferizajt ka vendosur të provojë mbrojtësin, për të vendosur më pas për qëndrimin e tij në ekip. Pas disa ditësh do të jepet dhe vendimi nga stafi teknik për Çerkinin, nëse ky i fundit do të bindë drejtuesit e klubit kosovar.
Kjo mund të jetë një tjetër eksperiencë për mbrojtësin, pasi ky i fundit te Flamurtari u përshtat mjaft mirë, ndërkohë që ka vendosur të provojë një tjetër eksperiencë, por këtë herë në Superligën e Kosovës.