Futbollisti i Flamurtarit, Abdoulaye Toungara u huazua pak ditë më parë te Liria e Prizrenit, pasi në Vlorë nuk po gjente mjaftueshëm hapsira.
Lojtari ka debutuar sot me prizrenasit, në ndeshjen miqësore që klubi zhvilloi ndaj Burrelit.
Futbollisti nga Mali e nisi mjaft mirë aventurën e re teksa shënoi dhe golin e parë sot, në takimin që përfundoi me rezultatin 3-1, në favor të Lirisë, që drejtohet nga Bledi Shkëmbi.
Përceç golit, Toungara bëri dhe një paraqitje shumë të mirë, duke i surprizuar të gjithë.
Toungara është vetëm 20 vjeç dhe shihet si një talent shumë premtues në Mali.