Jasper Cillessen është transferuar te Valencia, ndërsa largimin e tij nga Barcelona e cilësuan si hap pas në karrierë. Por, i këtij mendimi nuk është vetë portieri holandez i cili ka folur për mediet spanjollë.
U shit për 35 milionë euro dhe klubi spanjoll është i bindur se ka bërë mirë. Në deklaratën e tij, 30-vjeçari është shprehur:
“Nuk kam pasur probleme me Barcelonën apo ndonjë ekip tjetër. Për mua, më e rëndësishmja është të luaj. Kjo është arsyeja e vetme përse kam ardhur këtu.
Kalimi te Valencia nuk është hap prapa. Më mirë të luaj te Valencia se sa të qëndroj në stol në Barcelonë. Ky nuk është hap mbrapa”, theksoi ai.