Eros Grezda u largua nga kombëtarja shqiptare për arsye personale. Kjo ishte deklarata e FSHF-së e cila në njoftimin e saj deklaroi se largimi i tij ishte për arsye personale, ndërsa vetë lojtari deklaroi se ishte për një shkak dëmtimi. Ditën e sotme trajneri Reja u shpreh se ishte vendimi i tij dhe se të dy kishin pikëpamje të ndryshme, por do të ngelet në planët e tij.
Grezda ditën e sotme është parë nën shoqërinën e djalit të biznesmenit Irfan Hysenbelliu, Fation Hysenbelliu. Sezoni për sulmuesin është mbyllur duke parë që kampionati në Skoci është mbyllur si dhe largimi nga Kombëtarja. Në këtë mënyrë, Grezda vijon pushimet duke pritur se cila do të jetë e ardhmja e tij pasi edhe nga Rangers mund të largohet.