Ermal Barushi, ish-gjyqtari i FIFA-s në Kategorinë Superiore vendosi të hiqte dorë nga profesioni i tij si gjyqtar disa muaj më parë. Ai ka filluar një karrierë të re si drejtues te Dinamo duke u pozicionur me një post të ri në futbollin shqiptar. Një një prononcim për “ABC News”, Barushi flet për projektin e Dinamos si temën më të diskutuar të momentit, “arbitrat” si dhe largimin e tij pa dëshirë.
Dinamo? “Jemi vetëm në fillim dhe fillimi është gjithmonë i vështirë. Kemi rastin e Skënderbeut, një organizim perfekt i një klubi, por që frytet i dha mbas disa vitesh. Grupi i ri italian që ka ardhur nuk ka mbyllur ende proçedurat e administratorit të ri të shoqatës e në një farë mënyrë unë po bëjë administratorin e skuadrës”.
Largimi nga arbitrimi? “Unë u largova pa dashirë nga arbitrimi, por u largova për të kontribuar në një mënyrë tjetër për të mbështetur arbitrat. Në fund fare i humbur dola unë që kontribova gjithë ato vite dhe nuk përfitoj asgjë. Presionet te arbitrat kanë vite që kanë kaluar tashmë. Ka vite që nuk ndodhin më një gjë e tillë, që kur ndeshjet u transmetuar në televizon nuk ndodhin më. Ne duhet të kemi pavarsi pasi indirekt janë të ndikuar e pastaj duhet të rikthehet besimi te gjyqtarët.
Është krijuar në opinionin publik që edhe pagesat për arbitrat janë në një nivel të mirë, por po të pyesësh një arbitër për bilancin vjetor me ato që japin me sakrificën e përkushtimin nuk është ndonjë gjë e madhe.
Duhet të krijohet një model i ri arbitrimi pasi jemi kthyer 10 përpara. Në atë kohë ka qenë dirigjent Plarent Kotherja dhe u krijuan për herë të parë 3-shet e arbitrimit që shkonin gjithmonë bashkë në një ndeshje. Kjo krijon më shumë profesionalizëm dhe ata e njihnim më mirë njëri-tjetërin, gjë që tani është larguar”, u shpreh Ermal Barushi.