Mbrojtësi i Rayo Vallecano, Ivan Balliu është prekur nga Covid-19 në grumbullimin me Shqipërinë. Mediet në Spanjë bëjnë me dije se anësori nuk ishte në sfidën me Poloninë, me FSHF që tha se lojtari u la në tribunë për shkak të një dëmtimi.
Përpara ndeshjes, Hamdi Salihi që bën pjesë në stafin teknik të Rejas tha për mediet se mbrojtësi kishte pësuar një lendim në minutat e zhvilluara me Hungarinë. Mirëpo në Spanjë janë të sigurt se Balliu nuk ishte pjesë e listës kuqezi pasi rezultoi pozitiv me Covid-19.
FSHF nuk pati një njoftim për dëmtimin e mbrojtësit, duke lënë hije dyshimi për shkakun e vërtetë të mungesë së Balliut. Në grumbullimin e fundit, tre nga lojtarët e Kombëtares u prekën nga coronavirusi.