Ansu Fati u rikthye pas një dëmtimi të gjatë në fushë duke arritur dhe të shënojë gol kundër Levantes. Talenti i Barcelonës shihet si pasuesi i Leo Messit te katalanasit. Drejtuesit kanë shumë besim në aftësitë e tij dhe kësisoj po shihet mundësia për t’i rinovuar kontratën.
Siç bën me dije “Mundo Deportivo”, Fati është i vendosur për të qëndruar për një kohë të gjatë në “Camp Nou”. E në këtë mënyrë javën e ardhshme, palët priten të ulen në bisedime për të rinovuar kontratën.