Capital Crew është tifo-grupi më i ri, i krijuar në kryeqytet në mbështetje të ekipit bardheblu të Tiranës. Ultrasit e rinjë u vendosën në qendër të vëmendjes nga mbar opinioni sportiv dhe jo vetëm për disa episode të cilat u krijuan gjatë derbit me Partizanin këtë të diel, ku u përfshinë dhe pjestarë të Capital Crew. Ultrasit e këtij tifo-grupi ishin pjesë e sherrit të madh që ndodhi midis tifozëve fare pak para fillimit të sfidës, ndërkohë më pas hapën një debat të madh në vend me shpalosjen e një banderole me disa persona të varur. Mesazhi i banderolës ishte kundër ish-sistemit diktatorial, gjë e cila solli reagime nga një pjesë e mirë e qytetarëve, për mos të ngatërruar politikën me sportin.
Ultrasit e Capital Crew, reaguan pas dënoncimeve të bëra në drejtim ndaj tyre, ndërsa sëfundmi kanë bërë një tjetër deklarat.
“Capital Crew është një grupim me mentaliteti 100% Ultras. Vazhdojmë përpara me kokën lart. KRENAR për këtë grupim. United Ëe Stand”, shkruajnë në rrjetin social të Facebook, Capital Crew.