Interi nuk arriti të kualifikohej më tej në Champions League dhe tifozët ngelën të zhgënjyer nga paraqitja e skuadrës ndaj PSV. Të shumta ishin kritikat ndaj trajnerit Spalleti dhe lojtarëve. Një ndër ta ishte dhe Ivan Perisiç. Kroati nuk po kalon një moment të mirë në Itali dhe po mendon largimin nga skuadra. Në merkaton e janarit mund të mësohet më shumë për fatin e lojtarit.
Sipas gazetës “La Repubblica ” Perisiç kërkon një aventur të re dhe Premier Liga është destinacioni më i preferuar.
“Gjithmonë kam thënë se është ëndrra ime të luaj në Premier Ligë”.
“Në futboll çdo gjë është e mundur, ne do të shohim në të ardhmen. Tani unë jam duke u fokusuar në Inter”, ka thënë Perisic javën e kaluar.