Fakti që nuk shënoi ndaj Kamzës e acaroi sulmuesin e Kukësit Reginaldo, I cili nxori mllefin ndaj trajnerit të tij Armando Cungu në momentin e zëvendësimit. Megjithatë, ccdo gjë kaloi lehtësisht dhe afrikani është i gatshëm për sfidën ndaj Luftëtarit ditën e shtunë në orën 14:00. Për “RTSH Sport”, Reginaldo u shpreh se nuk shkëputje në renditje të verilindorëve nga kryesuesit Partizani dhe Skënderbeu pasi 7 pikë mund të rikuperohen me dy fitore radhazi. Në aspektin personal, ai shprehu dëshirën për të shënuar më shumë se 18 gola këtë sezon në kampionat.
“Sigurisht që është një ndeshje e rëndësishme. Sigurisht që kemi përballë një kundërshtar të mirëorganizuar, por ne shkojmë atje (Gjirokastër) për fitore. Skuadra është nën presion të vazhdueshëm dhe kjo ndodh në futboll, sigurisht kur luan për Kukësin, pretendent për kampion. E respektojmë Luftëtarin, por shkojmë për fitore.
Nuk mendoj se jemi shumë prapa rivalëve. Mjaftojnë dy ndeshje dhe situata përmbyset. Ne duhet të gjejmë mënyrën si të minimizojmë këtë diferencë dhe besoj se do t’ia dalim.
Dëshira ime të shënoj në çdo ndeshje dhe të jem sa më afër portës. Por, më e rëndësishme është fitorjë skuadra. Qëllimi im është të shënojë më shumë se 18 gola, të tejkalojë veten në sezonin e kaluar, deklaroi Reginaldo.