Alex Sandro është shumë pranë rinovimit me skuadrën e Juventusit. Mbrojtësi brazilian ishte përfolur për një largim të tij nga Torino, por duket se palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët. Kontrata e tij me bardhezinjtë skadon në vitin 2020 dhe sipas asaj që raportojn mediat italiane mbrojtësi do të rinovoj kontratën deri në vitin 2023.
Sandro është duke bërë një sezon të shkëlqyer duke qenë një titullar i padiskutueshëm për trajnerin Allegri. Kohët e fundit ishte folur për një interesim nga disa skuadra “big” në Europë si Manchester United apo dhe PSG që dëshironin shërbimet e tij, por në fund braziliani ka vendosur të qendrojë në Torino.