Klasikja e tutbollit shqiptar luhet sot në orën 17:00 në stadiumin “Flamurtari”, aty ku Flamurtari vendas do të pres kampionët në fuqi të Skënderbeut. Një duel që të rikthen në memorie rivalitetin mes dy skuadrave, të cilat gjithmonë kanë pasur si objektiv që t’i shkaktojnë probleme kundërshtarit.
Edhe këtë herë, duke parë që kuqezinjtë drejtohen nga ai që i udhëhoqi deri në Kupat e Europës, Ilir Daja, do të tentojnë të marrin maksimumin përballë kampionëve. Në favor të tyre është edhe organika, e cila do të jetë e plotë për këtë takim. Interesant është fakti se Daja pritet t’i besojë një fanellë titullari Idriz Bathës, që pak ditë më parë u kap “mat” duke konsumuar cigare.
Ndërkohë, nga ana tjetër Orges Shehi ka dilemat e tij. Pëllumbi dhe Sibo janë të avantazhuar për ta nisur si titullarë, por Sambou e Gripshi janë gjithmonë aty për të përfituar.
Formacionet e mundshme:
Flamurtari: Koliçi-Deliaj-Polozhani-Veliu-Kotobelli-Mustafa-Rrapaj-Torasa-Kale-Musta-Batha
Skënderbeu: Dajsinani-Vangjeli-Radas-Pëllumbi-Abazi-Dita-Taipi-Sibo-Muzaka-Pervan-Krasniqi
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.