Kryeministri Edi Rama është ritakuar me vogëlushin Aurel Lala, i cili humbi 8 anëtarë të familjes nga tërmeti i 26 nëntorit.
Këtë herë Rama e ka vizituar vogëlushin për disa çaste në banesën e re në Kamëz. Pasi e mbajti fjalën për ta takuar me yllin e futbollit Cristiano Ronaldo, Rama i premtoi Aurelit se do ta shoqërojë personalisht ditën e hënë në shkollë.
Veç kësaj, në dhomën e tij, ai do të ketë të stampuar me të madhe foton e yllit portugez.
“Të hënën do vij unë të të çoj në shkollë. S’ka vonesë. S’ka t’i thuash që jam ai shoku i Cristiano Ronaldos. Në 8 pa 5 do jemi te dera e shkollës. Je i fortë, por duhet të forcosh këtë, trurin, megjithëse të fortë e ke”, i tha Rama.