Vesel Limaj nuk do të jetë pjesë e Kukësit në dy ndeshjet e para që verilindorët do të zhvillojnë për sezonin e ri. Kapiteni I nënkampionëve u konfliktua me Alinanin e Luftëtarit në transfertën që Kukësi e fitoi 2-5 sezonin e shkuar, me gjyqtarin që I ndëshkoi të dy me karton të kuq.
Për këtë fakt, Disiplina I ka dënuar të dy lojtarët me 2 ndeshje pezullim. Kalendari I Kukësit për sezonin e ri sheh Tiranën dhe Partizanin në dy ndeshjet e para, me kapitenin Limaj që do duhet t’I shohë ndeshjet nga tribuna. Kukësi duket se ka bërë një kërkesë falje pranë Disiplinës, duke pritur që Limaj të falet dhe të jetë gati për trajnerin Gega.