Paulo Dybala ishte lënë në stol në ndeshjen e sotme të Juventus ndaj Bayer Lervekusen, e vlefshme për grupet e Champions League. Numri 10-të i torinezëve nuk është akoma në një situatë të qëndrueshme përsa I përket raporteve midis tij dhe klubit, që pas merkatos verore. Ndërsa në ndeshjen e sotme u fut në fushë vetëm minutat e fundit duke zëvendësuar Higuain dhe i jep asist Cristiano Ronaldo në golin e 3-të.
Në fillim u fol për largim të sigurt të tij dhe Sarri nuk e përfshinte më në planet e skuadrës së tij, por argjentinasi duket se po I mbush mendjen trajnerit Italian. Për të ardhmen e tij ka folur vet drejtori I Juventus Paratici.
“Dybala është lënë jashtë, pasi ka tre ndeshje që luan. Rabiot po ashtu dhe sot luan Bernardeschi. Ne jemi në fillim të sezonit. Dybala arriti këtu në 7 gusht, kështu që ai bëri një përgatitje jo të plotë, por ai është një lojtarë I shkëlqyer. Ai është numri 10 I Juventus dhe e tregon këtë në çdo ndeshje që luan,” u shpreh Paratici.