Shqipëria U-21 e drejtuar nga Alban Bushi do të luajë ditën e nesërme sfidën e radhës kualifikuese ndaj Anglisë. Pas fitores së arritur ndaj Kosovës, kuqezinjtë e vegjël kërkojnë të surprizojnë anglezët në “Loro Boriçi”. Në një prononcim për “RTSH Sport”, ka folur një nga prurjet e reja në Kombëtare, sulmuesi Indrit Tuci.
Grumbullimi në Kombëtare? “Të jesh pjesë e Kombëtares është një ndjesi shumë e mirë për çdo futbollist. Është ndjenjë e bukur. Normalisht dhe U-21 apo Kombëtarja A.”
Sfida ndaj Anglisë? “Do japim 100% në këtë ndeshje dhe rezultatin do e tregoj fusha. Ne do të bëjmë atë që duhet të arrijmë fitoren. Do të tregojmë vlerat tona, kundër një prej emrave më të mëdhenj në futbollin europian dhe jo vetëm. Do përballemi sa më mirë të jetë e mundur”.
Lokomotiva dhe lojtarët shqiptarë? “Është bukur sepse flasim shqip edhe në lojë e ndihmojmë shumë njëri-tjetrin. Japim diçka më tepër”.