Fabio Quagliarella është ftuar nga trajneri Roberto Manëini në kombëtaren italiane. Sulmuesi 36 vjeçar po kalon një moment fantastik edhe pse është në një moshë të vjetër ka shënuar gol në 11 ndeshje radhazi duke barazuar rekordin e Batistutës. Me formën e mirë që po kalon sulmuesi është thirrur sërish në kombëtaren italiane, por vet Quagliarella ka mbetur i befasuar nga ftesa e Manëinit për shkak të moshës që ka.
“Të grumbullohesh në kombëtare në moshën 36 vjeçare është një ndjenjë e shkëlqyeshme. Në një moment thash: Mister a po më thërrisni në kombëtare që ti ndihmoj stafin apo si lojtar që të luaj?”, ka thënë Quagliarella.