Partizani nuk mundi të kualifikohet për në raundin e dytë kualifikues të UEFA Champions League, duke u eliminuar nga Qarabag me rezultatin e përgjithshëm, 2-0. Gjithsesi, aventura europiane për kampionët e Shqipërisë vazhdon, pasi do të garojë në Europa League.
Një “skenar” që është pëlqyer edhe nga grupimi i ultrasve “Ultras Guerrils”, që përmes një statusi në rrjetin social i kanë kërkuar që të mos e ulin kokën, teksa i kanë ofruar mbështetje në takimin e javës së ardhshme ndaj Sheriff Tiraspol.
“Koken lart kamoiona! Shpresojme qe fati qe na mungoi deri tani te na buzeqeshe ne ndeshjet e ardhshme. Partizani mbetet akoma ne gare, tani javen e ardhshme te mbushet stadiumi vec per fitore. Hajdeni te gjithe ! 25 korrik, Partizani-Sherif Tiraspol“-shkruhet në rrjetin social të menaxhuar nga tifozët e “demave”.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.