Teuta është një nga skuadrat e eliminuara ditën e djeshme nga Europa League. Edhe pse durrsakët fituan 1-0 kundër Ventspils, humbja 3-0 e ndeshjes së parë i ka përjashtuar ata nga ky kompeticion i rëndësishëm. Megjithatë trajneri Bledi Shkëmbi u shfaq i kënaqur pas takimit duke falënderuar lojtarët për atë që dhanë në fushë.
Menjëherë pas sfidës, trajneri korçar ka vendosur që skuadra të qëndrojë për disa ditë pushim. Ai i ka komunikuar atyre se mund të largohen për 10 ditë me pushime dhe më pas do të vijojnë përgatitjet për sezonin e ri futbollistik.
Kujtojmë që “Djemtë e Detit” zhvilluan një paraqitje pozitive, teksa më i spikaturi ishte Sherif Kallaku. Si një sherif i vërtetë mori për dore skuadrën duke qenë aktiv gjatë gjithë 90 minutave.