Të martën në mbrëmje Feronikeli u eleminua në Champions League, duke u mundur në shtëpi nga skuadra e The Neë Saints me rezultatin 0-1, pasi takimi i parë kishte përfunduar 2-2.
Mirëpo, për kampionët e Superligës së Kosovës nuk përfundon këtu, sepse rrugëtimi i tyre do të vazhdojë në Europa League, ku do të ndeshen me skuadrën sllovake të Slovan Bratislava.
Për këto takime, UEFA ka ndryshuar orarin. Feronikeli me anë të një postimi në faqen zyrtare njofton se sfida e parë do të luhet në datën 24 korrik në orën 18:00, kurse ajo e kthimit në 30 korrik në orën 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.