Napoli do të luajë ditën e nesërme në orën 18:00 ndeshjen e javës së 3-të të Serie A. Pas humbjes ndaj Juventusit, skuadra napoletane pret në shtëpi Sampdorian dhe kërkon të marrë një rezultat pozitiv.
Trajneri Ançelotti ka publikuar edhe listën me lojtarët e grumbulluar për këtë takim. Trajneri italian ka lënë jashtë liste mbrojtësin e kombëtares Elseid Hysaj dhe sulmuesin Milik. Që të dy lojtarët nuk janë rikuperuar. Mbrojtësi shkodran pësoi një dëmtim në pulp në takimin ndaj Isalndës dhe nuk është gati për ndeshjen ndaj Sampdorias.
Lista e Napolit ndaj Sampdorias:
Meret, Ospina, Karnezis;
Di Lorenzo, Ghoulam, Koulibaly, Luperto, Maksimovic, Malcuit, Manolas, Mario Rui;
Allan, Elmas, Fabian Ruiz, Gaetano, Zielinski;
Callejon, Insigne, Llorente, Lozano, Mertens, Younes.