Blerim Krasniqi ka shmangur operacionin dhe do të jetë gati që javën e ardhshme të nisë vrapimin në fushë. Sulmuesi I afruar gjatë merkatos së verës te durrsakët duket se e ka kaluar dëmtimin në shpatull, teksa do të jetë gati që të bashkohet me grupin, sigurisht në seanca të lehta stërvitore.
Ish-sulmuesi I Skënderbeut pësoi një dëmtim në miqësoren që Teuta zhvilloi me Egnatian, aqsa te bregdetarët u shkaktua panik për gjendjen e kavajasit. Djaloshi ia ka dalë të lërë pas dëmtimin në pjesën e sipërme të shpatullës, duke rikthyer buzëqeshjen e Edi Martinit, që shumë shpejt do të ketë gati sulmuesin.