Atleti shqiptar, Izmir Smajlaj i është nënshtruar një operacioni (Itali) në gju pas dëmtimit në Kupën e Shqipërisë në kërcimin së gjati. Para një muaji, shkodrani pësoi dëmtim të rëndë në gju, çka sipas tij e bëri që të mendojë edhe mbylljen e karrierës.
“Ka qenë momenti më i vështirë në jetën time, sepse ishte një garë në vendin tim dhe isha para shumë sfidave botërore. Për momentin mendova se karriera ime mbaroi, por do të rikthehem më i fortë dhe po bëj terapi. Më kanë thënë që do të rikthehem 100%.
Po shfrytëzoj verën për herë të parë në jetën time, po bëj pushime. Fizioterapinë do e bëj te Ilvi Begolli te fizioterapisti Kombëtares.
Kam vendosur të rri në Tiranë se më duhet të shkoj çdo ditë për dy muaj në fizioterapi. Rikthimin e mendoj vitin tjetër në mars, mendoj përpara garave.
Mua më vjen keq që u dëmtova në një garë shqiptare që u dëmtova në një garë shqiptare, pa rëndësi. Të paktën të isha dëmtuar në Europian”, u shpreh Smajlaj për Abc.