Bedi Greca pritet të rikthehet në fushën e blertë në fillim të shkurtit. Mesfushori i Kukësit pësoi një dëmtim në fazën përgatitore, që e la jashtë fushës së blertë për disa ditë me radhë. Tashmë gjendja e 26 vjeçarit është drejt përmirësimit dhe gjasat janë që ai të vihet nën urdhrat e trajnerit Gjoka për dy fazat e ardhshme.
Greca u dëmtua në ndeshjen kundër Bashaksehirit, duke bërë që ai të mos merrte ngarkesën e plotë në fazën përgatitore të zhvilluar në Turqi.