Manchester United ka marrë një lajm të keq në këtë fazë të kampionatit. Lisandro Martinez, i cili u dëmtua në duelin me Sevillan ka mbyllur sezonin para kohe.
Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi anglez nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku thekson se lojtari ka pësuar një frakturë në këmbë
“Lisandro Martinez është përjashtuar për pjesën e mbetur të sezonit pas frakturës së një kocke në këmbën e tij. Megjithatë, mbrojtësi argjentinas pritet të bëjë rikuperimin e plotë me kohë për të qenë gati për fillimin e sezonit të ardhshëm”, thuhet në njoftim.
Raphael Varane, gjithashtu u zëvendësua në pjesën e parë pas një dëmtimit dhe pritet të jetë jashtë për disa javë.
An official update on the condition of @LisandrMartinez and @RaphaelVarane.#MUFC
— Manchester United (@ManUtd) April 14, 2023