Juventus mposhti Romën 3-1 duke kaluar më tej në Kupën e Italisë. Ndeshja e mbrëmjes së djeshme pa bardhezinjtë më të vendosur në fushë, duke gjetur tre gola që në pjesën e parë. Ndeshja nuk rezultoi kaq pozitive për Juventus, me Danilo që pësoi dëmtim duke u zëvendësuar nga Cuadrado. Lojtari ka kompromentuar sezonin, duke mbetur jashtë për disa ndeshje.
Danilo u afrua këtë sezon me bardhezinjtë, duke luajtur në krahun e djathtë të mbrojtjes. Lojtari I është nënshtruar testeve mjekësore dhe rezultati është zgjënjyes. Tre ndeshje të humbura dhe përsëritje e testeve për më shumë qartësi. “Danilo iu nënshtrua testeve diagnostifikuese në J Medical këtë mëngjes, duke u zbuluar një dëmtim në kofshën e djathtë. Testet do të përsëriten për të përcaktuar kohën e saktë.” Kështu, lojtari do të mungojë të paktën dy javë duke humbur tre ndeshje minimum.