U cilësua si “Lionel Messi i ri”, por karriera e Bojan Krkiç nuk arriti nivelet e pritura. Ish-lojtari i Barcelonës ka treguar se si ndihej me këtë nofkë dhe sa të vështirë e kishte pasur ta përballonte.
Pritshmëritë për të ishin të larta, megjithatë asnjëherë nuk arriti atje ku të gjithë prisnin. Për mediet e huaja, kroati ka deklaruar:
“Vitin tim të parë shënova 10 gola në La Liga. Njerëzit nisën të thonin se ky është Messi i ri. Nuk mund të bësh asgjë për këtë gjë. Në fund, unë i di aftësitë e mia dhe e di se nuk jam Messi.
Unë jam Bojan. Nëse njerëzit thonë: ‘Ky njeri nuk është Messi i ri’, atëherë po, nuk isha Messi i ri. Messi i shënon nga tri gola çdo ndeshje. Nëse e shënon vetëm një gol, kjo nuk mjafton. Kur shkova te Roma dhe Milan, nuk shkova si Bojan, por si një yll i ri, si Messi i ri.
Kështu që nëse shkon atje dhe luan mirë, kjo nuk mjafton. Duhet të jesh më i miri, duhet të jesh Messi i ri. Kjo gjë nuk më ndihmoi“, përfundoi ai.