Presidenti i Turbinës, Gentian Gjoka u arrestua disa javë më parë në Tiranë pasi sipas policisë u kap me armë pa leje. Mirëpo, bëhet me dije se Gjoka i ka shitur dy herë të njëjtin apartament dy personave të ndryshëm dhe për këtë shkak është nën arrest me akuzën e “Mashtrimit”. Kujtojmë se në dhjetor të vitit 2019, ai u arrestua dhe mori masën e sigurisë “Arrest shtëpie” për këtë shkak. Sipas drejtësisë.
Gjoka ka mashtruar shtetasit G. Lulja dhe A. Hamiti, duke shkaktuar një dëm afro 142 mijë euro. Nga kontrolli fizik dhe në banesë këtij shtetasi iu gjet një armë zjarri pistoletë, me një krehër me fishekë luftarak. Turbina ndodhet në pozita jo komode në Kategoinë e Parë, duke iu shtuar edhe një “telash” i ri, ai i problemeve të presidentit Gjoka me drejtësinë.