Rafael Nadal është numri një i tenisit në Botë dhe një nga më të mirët e të gjitha kohërave. Ditët e fundit ai është bërë protagonist jo për atë çfarë dhuron në fushat e tenisit por për shkak se ka kërkuar një dëmshpërblim prej 100 mijë eurosh nga Ministrja Franceze të Sportit, Roselyne Bachelot.
Ky dëmshpërblim kërkohet për faktin se Ministrja kishte akuzuar Nadal për përdorim dopingu. Kështu avokatët e spanjollit i janë drejtuar gjykatës me arsyen se është akuzuar një person publik dhe gjykatës do i paraqiten edhe testet antidoping. Vendimi i gjykatës pritet të jepet më datë 16 nëntor.