Bayern ia doli të fitonte dje më rezultatin 2-1 në përballjen me Borussia Moenchegladbah. David Alaba theu një rekord, teksa me prezencën e tij ën fushë u bë lojtari i parë austriak me numrin e paraqitjeve më të shumta në Bundesligë. Bëhet fjalë për 264 të tilla, ku futbollisti ka veshur bluzën bavareze. Alaba ka treguar gjithmonë dashurinë e tij për Bayernin në mënyra të ndryshme.
Ai ka një kontratë që e lidh me klubin në fjalë deri në vitin 2021. Edhe pse akoma nuk ëshët vendosur e ardhmja e tij, ka optimizëm se gjithçka do shkojë drejt rinovimit. Për këtë, na duhet të presim e të shohim.