Dilaver Duka thuajse e ka mbyllur aventurën e tij me Partizanin. Mesfushori u afrua në muajin janar tek të kuqtë, duke firmosur një kontratë 6 mujore, me mundësi rinovimi për një sezon, mirëpo duket se diçka e tillë nuk ka funksionuar.
Palëtr nuk kanë rënë dakord për të rinovuar, pasi vet Duka kërkon një pagë më ta lartë nga sa merrte aktualisht, 7 mijë dollarë në muaj, duke qenë kështu një ndër lojtarët më të paguar të Partizanit.
Duka ishte një ndër të preferuarit e trajnerit Skënder Gega në rreshtimin e “demave” në fushën e lojës, ku në takimet e fundit, 26 vjeçari po merrte një formë shumë të mirë, duke e ndihmuar skuadrën e tij. Pritet një rikthim i tij në kampionatin amerikan, por mbetet për t’u parë se cila do të jetë skuadra që do të përfitojë shërbimet e tij.