William Melo u afrua me mjaft bujë te Partizani duke u konsideruar si një nga lojtarët që do të bënin diferencën me fanelën e kuqe. Mirëpo braziliani duket se nuk po kalon të njëjtën formë ashtu si me Kukësin. Në dy ndeshjet e para të Kupave të Europës, konkretisht në barazimin pa gola në Tiranë kundër Qarabag dhe humbjes 2-0 në Baku, Melo ishte më i dobëti në fushë së bashku me Trashin.
Braziliani duket se nuk është përshtatur ende me kryeqytetasit ose nuk arrin të jetë koherent me skemën që përdor trajneri Lerda. Në ndeshjen e Baku-së, ku Qarabag fitoi 2-0, ai ishte protagonist në golin e parë. Futbollisti i azerëve që mbulohej nga braziliani u la i vetëm në zonën e të kuqve duke arritur fare thjeshtë t’i ndëshkonte ata. Pasime të gabuara dhe vrapime të kota, William Cordiero Melo ende nuk është ambientuar me kampionët e Shqipërisë.