Këtë verë u afruan në Kategorinë Superiore mjaft lojtarë, sidomos të huaj, të cilët kanë CV të pasur. Por, dy prej tyre rezultuan me probleme.
I pari që iu nënshtrua operacionit është Ifeyani Ede, i Tiranës. Por, pas nuk mbetet as shtatlarti i Korabit, Abraham Adelaja. Ky i fundit, po ashtu si Ede i Tiranës, pati probleme me meniskun e këmbës së majtë.
Lojtari iu nënshtrua të premten procesit të operacionit në një prej spitaleve private në Tiranë, ndërsa pas katër javësh pritet që të zbresë në fushë për të nisur përgatitjet ve çmas grupit.
Abraham sezonin e shkuar është aktivizuar në Portugali, ndërsa në të shkuarën e tij ka luajtur për disa ekipe në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në Iran.
Te Korabi së bashku me Plakun përbëjnë dyshen e sulmit, por që shtatshkurtri tashmë duhet të punojë i vetëm për të shënuar sa më shumë për dibranët që kanë objektiv qëndrimin në mesin e artë në tabelën e renditjes.