
Prej disa vitesh radhazi Xhemal Mustedanagic është duke punuar me ekipin e moshave të kombëtares kuqezi. Nën drejtimin e tij kombëtarja U-17 ka arritur që të kalojë dy herë në turin “Elite Round”, por pa mundur të kualifikohet më tej.
Puna e bërë prej tij pritet që të japë fryte këtë herë. Kombëtarja U-17 ka në grup skuadra si Maqedonia dhe Serbia, kundërshtarë të fortë, por jo të pakalueshëm për raundin pasardhës.
“Si gjithmonë gjithçka po shkon mirë dhe në rregull. Kemi ambientet afër hotelit dhe kjo na ndihmon për ecurinë e stërvitjes. Qëllimi jonë është të grumbullojmë sa më shumë elementë të vlefshëm për ekipin A. Pak a shumë ky do të jetë grupi me 22-23 lojtarë, por gjithnjë duke afruar kampionati do të na afrohen talente të rinj”.
“Kryesisht u kam vënë syrin disa djemve që vlejnë, por deri në atë moment do të përcaktoj 16 lojtarët dhe 2 portierët që vlejnë. Serbia dhe Maqedonia janë ekipe të vlefshme, por sot nuk ka ekipe të mëdha apo të vogla. Por, me përgatitje të mirë mund të bësh më të mirën. Dy herë jemi kualifikuar, por pse të mos kualifikohemi këtë herë”.
https://www.youtube.com/watch?v=Ip5pnsxFW_I&feature=youtu.be