Bruno Perez nga Roma dhe Gervinho nga Parma janë dy emrat që Tranzonsor në elitën turke do tentojë në verë. Për lojtarin nga Bregu i Fildishtë bisedimet kanë nisur disa kohë më parë, teksa skuadra e tij u rrëzua nga elita e Italisë drejt Serie B.
Ndryshe është situata me Bruno Perez. Mbrojtësi i djathtë i Romës nuk është zgjedhje e parë, teksa në drejtimin e romanëve do ulet Jose Mourinho. Braziliani po I paraprin një largimi nga klubi, teksa është në bisedime me turqit. Duket se Gervinho dhe Perez kanë marrë një ofertë të mirë nga Turqia, ndërsa mund të zyrtarizohen shumë shpejtë.