Sassuolo është eleminuar nga Kupa e Italisë duke humbur derbin kundër Modenas me shifrat 2-3. Ndeshja e vlefshme për Kupën e Italisë ka sjellë një eleminim turpërues. Një derbi që solli një interes të lartë nga ekipi i Modena.
Modena aktualisht ndodhet në Serie B, por sfida e zhvilluar sot ka rritur shumë shpresat për një sezon pozitv dhe pse jo një ngjitje në Serie A. Për Sassuolo ky rezultat ishte ndër më të dobtit në vitet e fundit në Kupën e Italisë. Ekipi që është pak ditë larg startit të kampionatit duket që ka shumë punë për të bërë.