Fundi i sezonit i të gjitha garave në futbollin shqiptar, do përkoje ditën e mërkurë në “Elbasan Arena” edhe me mbylljen e një turneu disamujor në rang kombetar, me finalen e Kupës “Coca Cola”, ky është edicioni i tretë radhazi.
Ky turne për më shumë se dy muaj përfshiu shkollat 9-vjecare në të gjithë Shqipërine, ku në koordinimin dhe suportin e FSHF-së u shtri në të gjashtë zonat rajonale që ka Federata.
Pas sfidave të shkollave 9-vjecare në zonat respektive, turneu vijoi me ndeshjet cerekfinale në baze të shkollave të kualifikuara sipas sëciles zonë.
Finalen e ditës së merkurë në orën 12:30 në “Elbasan Arena” do ta luajnë dy shkolla, respektivisht zonat e Tiranës dhe e Shkodrës, shkolla 9-vjecare “Emin Duraku” dhe ajo 9-vjecare “Ismail Qemali” në Shkodër janë dy finalistet e këtij edicioni të trofeut “Coca Cola”.
Nxënësit e shkollës “Emin Duraku” siguruan kalimin në finale pas fitores në gjysëmfinale 2-1 ndaj shkollës “Pandeli Cale”, ndërsa nxënësit shkodranë të “Ismail Qemali” eliminuan në gjysëmfinale me 11 metërsha skuadren e shkollës “Andon Xoxa” të qytetit të Fierit.
Të gjitha takimet cerekfinale dhe gjysëmfinale të këtij turneu u luajten në qendrën e ekipeve kombëtare në Kamëz.
Ditën e mërkure në “Elbasan Arena” pritet një atmosfere shumë e ndezur e nxënësve të të dyja shkollave finaliste, të cilat do të mbeshtesin skuadrat e tyre në fitimin e këtij trofeu. Prezent në këtë finale do të jetë edhe Presidenti i FSHF, Armand Duka.