Mbrëmjen e djeshme mori jetë në kryeqytet turneu i organizuar në nder të ish-futbollistit të Tiranës, Ali Mema. Legjenda bardheblu u nda nga jeta një vit më parë, teksa pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin shumë figura që kanë dhënë kontribut me ngjyrat bardheblu. Ish-trajneri i Tiranës dhe i biri i të madhit Ali Mema, Ardiani foli në cermoninë hapëse, teksa nuk mund të mungonte edhe Sulejman Mema. Trajneri aktual Emmanuel Egbo, Nevil Dede, Krenar Alimehmeti e Florian Riza u bënë bashkë në nderim të ish-lojtarit.
Turneu do të vijojë deri në fund të marsit, teksa 16 ekipe do të zhvillojnë ndeshjet përkatëse në katër grupe. Pas prezantimit, dje janë zhvilluar edhe tre duelet e programuara, teksa ato janë gjykuar nga arbitri i FIFA-s për mini-futboll, Kreshnik Hakrama. Dy asistentet e tij ishin Disela Lekgegaj dhe Bajame Xhaja.