Trupi i Emiliano Sala ka mbërritur në Argjentinë për të bërë dhe homazhet e fundit. Ish-sulmuesi i Nantes në kampionatin francez gjeti vdekjen pasi avioni i tij i cili po udhëtonte nga Franca për Angli. Trupi i tij u gjet me 6 shkurt nën rrënojat e avionit dhe pas autopsisë u vërtetua që i përkiste Sala.
Sulmuesi argjentinas do të rikthehet në klubin e tij të fëmijrisë, Atletico Socioal San Martin ku do të zhvillohen dhe homazhet dhe më pas për t’i dhënë lamtumirën e fundit. Sala u transferua nga Nantes te Cardiff gjatë merkatos së janarit, por rrëzimi i avionit bëri që sulmuesi mos t’i bashkohej dot skuadrës tij të re.