Zëvendës-presidenti Barcelonës, Jordi Mestre ka dhënë dorëheqjen nga pozicioni i tij. Spanjolli është larguar nga posti për shkak të mosmarrëveshjeve me bordin e drejtues përsa i përket drejtimit sportiv të klubit. “Mundo Deportivo” ishte e para nga mediat që raportoi këtë lajm dhe të parët që vunë re përplasjet ndërmjet drejtuesve.
Më parë mendohej se dorëheqja e tij kishte të bëntë me faktin se ai u emërua drejtor i Gremio de Hotelieros. 56-vjeçari ishte zëvendës i Josep Maria Bartomeut që prej emërimit të këtij të fundit president dhe largimit nga posti të Sandro Rosell. Dorëheqja e drejtuesit të rëndësishëm do të shkaktojë një “tërmet” te katalanasit pasi ai ishte një nga njerëzit më të besuar të numrit një të klubit.