Tenisi i meshkujve ka zyrtarisht mbretin e ri. Rafael Nadal ka pushtuar për herë të dytë fushat e tenisit dhe është ringjallur pas një peridhe të gjatë qëndrimi në hije. Pa mahuar talentin dhe përkushtimin e spanjollit, por rilindja e tij si ka ardhur dhe nga një “hajmali”. Firma zvicerane e prodhimit të orëve “Richard Mille” i ka dedikuar tenistit iberik një dhuratë të çmendur: orë dore që kap vlerën e 800 mijë €.
Produkti është një model i veçantë që ka vetëm 50 ekzemplarë në mbarë botën dhe njëri prej tyre është në kyçin e Nadal. Nadal nuk e heq asnjëherë prej dore orën edhe gjatë ndeshjeve nëçdo turne tenisi dhe jo pak herë ka dalë fitimtar.