Max Verstappen nuk fal dhe fiton garën në Çmimin e Madh të Hollandës. Piloti hollandez u nisë i pari në garën e sotme dhe arriti ta ruante deri në fund këtë pozicion duke triumfuar në garën e shtëpisë.
Në vendin e dytë u rendit Hamilton që tentoi deri në fund për të parakaluar Verstappen, por nuk ia doli. Në vendin e 3-të, u pozicionua piloti tjetër I Mercedez, Bottas që mbyll kështu podiumin për garën e sotme të zhvilluar në Hollandë. Ferrari zhgënjeu në këtë garë pasi Leclerc që u rendit në venidn e 5-të, ndërsa Sainz në vendin e 7-të.