Partizani arriti të bëj të vetin trofeun e Superkupës së Shqipërisë, kjo edhe falë paraqitjes mbresëlënëse të sulmuesit të ri të të kuqve, Brian Brown. Xhamajkani ishte fenomenal me tregolëshin e tij ndaj Kukësit, të cilin e kompletoi brenda 11 minutash.
Serinë e golave, Brown e hapi në minutën e 88-të, për ta mbyllur në të 99, 5 minuta pas golit të dytë. Kjo e ka futur menjëherë në memorien e klubit të Partizanit, por edhe historinë e Superkupës së Shqipërisë.
Ai është bërë lojtari i dytë që shënon 3 gola në finale, teksa barazon legjendën e Dinamos, Sokol Kushtën, i cili realizoi tripletë në finalen mes Dinamos dhe Flamurtarit në vitin e largët 1991.
“Sulmuesi Brian Broun me 3 golëshin e realizuar në finalen e Superkupës Partizani 4 – 2 Kukësi është lojtari i dytë i cili realizon 3 gola në finalet e Superkupës së Shqipërisë. Sulmuesi Xhamaikian barazoi rekordin që mbahej nga Sokol Kushta në finalen Dinamo 3 – 3 Flamurtari “-shkruan faqja e Partizanit në “Facebook”.
Kujtojmë që Broën u fut si zëvendësues në takimin e zhvilluar në “Elbasan Arena”, por gjeti kohën për të shënuar tre gola në fitoren 4-2 që Partizani mori kundër Kukësit. Golat e tjerë të takimit u shënuan nga Mala dhe dopieta e Musolli për Kukësin.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.