Mbrojtësi i Kukësit, Redon Dragoshi ka folur për fitoren 3-1 të verilindorëve ndaj Vllaznisë. Për 21 vjeçarin ndeshja u fitua nga trajneri Mirel Josa, kjo nisur nga taktika e zgjedhur. Dragoshi u rikthye titullar pas dëmtimit, teksa këtë sezon ka bërë paraqitje të mira me fanellën e Kukësit. Lojtari është pjesë e Kombëtares së moshave U-21.
“Ne luajmë për tifozët tanë, luajmë për mbështetësit e Kukësit. E treguam se nuk do t’i hapim rrugën asnjërit. Ndaj Vllaznisë ishte ndeshje e fituar nga trajneri.
Na tha që ta prisnim disi kundërshtarin në fillim. Nuk duhet ta ulim ritmin tonë pasi në fund të fundit jemi profesionist dhe kemi kontratat tona që na janë bërë, të cilat duhet të respektohen”, u shpreh Dragoshi.