Skuadra e Superligës së Kosovës, Trepça 89′, ka zhvilluar sot stërvitjen e parë për vitin 2018.
Skuadra nga Mitrovica është stërvitur sot pa trajnerin Magani. Kjo pasi, peqinasi do të nisë punën ditën e hënë.
Trepça do të stërvitet në Mitrovicë, deri më datë 27 dhe më pas do të udhëtojë drejt Turqisë për të kryer fazën përgatitore.
Kujtojmë që Magani u zyrtarizua te Trepça pak ditë më parë.