Antuan Griezman është promovuar në rolin e zëvendës kapitenit te Atletiko Madrid. Në këtë mënyrë kampioni i botës me Francën është nderuar dhe shpërblyer në një farë mënyre për besnikërinë e treguar ndaj klubit.
Lajmi është raportuar nga e përditshmja spanjolle Marca, bazuar edhe mbi marjen e shiritit të kapitenit nga Griezman në ndeshjen miqësore kundër Inter pak ditë më parë. Kujtojmë se lojtari francez u kërkua me ngulm nga Barcelona në këtë merkato vere, por në fund 27 vjeçari vendosi të qëndroj në Madrid te “los Colchoneros”.